Mbërrin në Kosovë edhe një gazetare ukrainase
BKT
Foto nga Facebook
Lajme

Mbërrin në Kosovë edhe një gazetare ukrainase

Naser Mekolli /RTKlive.com

Të hënën pasdite ka mbërritur në Kosovë gazetarja, Daria Meshchriakova, e katërta gazetare që sistemohet në kuadër të projektit "Gazetarët në Rezidencë - Kosovë".

“Zonja Meshchriakova është e specializuar për raportim në fushën e sportit, dhe është njohëse e mirë e zhvillimeve në Kosovë dhe rajon”, njofton Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Në programin e mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor.

Bëhet e ditur se, Meshchriakova është pritur në aeroport nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësuesja ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, organizata këto implementuese të projektit.


MË SHUME NGA Lajme