Osmani i bashkohet familjes Biden për ta kujtuar të ndjerin Beau Biden
Naser Mekolli /RTKlive.com
Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, i është bashkuar familjes Biden për ta kujtuar të ndjerin Beau Biden dhe kontributin e tij për një sistem gjyqësor të pavarur dhe profesional, si dhe për ta forcuar sundimin e ligjit.
“Populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës për shërbimin fisnik, punën dhe përkushtimin e të ndjerit Beau Biden, si dhe të grave dhe burrave të tjerë të shërbimit amerikan të cilët i ndihmuan Kosovës drejt pavarësisë dhe lirisë të cilën e gëzojmë sot”, ka shkruar presidentja Osmani, në Facebook.
Si bëhet e ditur, vitin e kaluar, presidentja Osmani i ka ndarë Beau Biden, Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë. Përmes një video-mesazhi të përzemërt, Presidenti amerikan Joe Biden iu është drejtuar pjesëmarrësve të ceremonisë. Ndiqni një pjesë të adresimit më poshtë.























