22:19 / 30.05.2022
Konrad Laimer te kampionët e Gjermanisë?
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Bayern Munich raportohet se është afër marrëveshjes me mesfushorin e Leipzig, Konrad Laimer.
Kampionët e Gjermanisë, sipas medieve të huaja, duan që ta kenë në skuadër për sezonin e ardhshëm Laimer.
Trajneri i ‘bavarezëve’ Nagelsmann pëlqen mesfushorin e Leipzig, të cilin synon ta transferojë në ‘Alianz Arena’.
Bayern Munich thuhet se është gati t’i investojë rreth 20 milionë euro për Konrad Laimer.
Mësohet se marrëveshja mes dy palëve është afër dhe se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla për t'u zyrtarizuar transferimi i Laimer në Bayern Munich.
Madje, thuhet se vet lojtari preferon një aventure tek ‘bavarezët’.























