Bayern Munich-Mane, këto janë zhvillimet e fundit
BKT
Sport

Bayern Munich-Mane, këto janë zhvillimet e fundit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane duket së është gjithnjë e më afër klubit të madh gjerman, Bayern Munich.

Sipas medieve të huaja, ‘bavarezët’ janë afër arritjes së marrëveshje me ‘The Reds’ për Mane-n.

Lojtari mësohet se tashmë është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij tek Liverpool.

Negociatat mes Bayern Munich dhe Liverpool thuhet se janë në fazën finale, dhe se lojtari është afër ‘fluturimit’ drejt Munich.

Kampionët e Gjermanisë mësohet se kanë bërë gati ofertën trivjeçare për Mane, madje, edhe vet lojtari siç raportohet, mezi po pret të niset drejt Munich.