Haradinaj deklaron se nuk e kupton presidenten Osmani
BKT
Foto: Ramush Haradinaj/Facebook
Lajme

Haradinaj deklaron se nuk e kupton presidenten Osmani

Jeton Musliu / RTKlive

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se nuk e kupton presidenten Vjosa Osmani e cila kritikon marrëveshjen Serbi-Rusi për gazin rus, por hesht refuzimin e kryeministrit Kurti për gazin amerikan.

 “Presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gasin rus e e heshtë JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gasin amerikan?!? Ec e bjeri në fije!”, ka thënë Haradinaj.

Reagimi i tij vjen pasi gjatë ditës së djeshme, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas marrëveshjes së re për gazin rus ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe atij rus Vladimir Putin.

Me këtë rast, Osmani tha se i pari i Serbisë ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putin-it, mbi një Evropë të bashkuar.

Osmani, ka thënë mbrëmë se Bashkimi Europian nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas saj, Vuçiq është rreshtuar me një kriminel lufte.

“Vendimi i qëllimshëm i Vuçiqit për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së. Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putinit, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë. BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

 


MË SHUME NGA Lajme