Sonte në “RTK PRIME”, i ftuar është kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi
RTKlive
Pse PDK-ja ka krijuar Kabinetin për Qeverisje të Mirë apo përse PDK-ja kërkon që qytetarëve t’u mundësohet edhe një tërheqje e parave nga Trusti i Kurimeve Pensionale?
Për këto pyetje, por edhe shumë të tjera, përgjigje përballë gazetares Fitore Rexhepi, do të japë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Ksaniqi.
Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, në emisionin “RTK PRIME”, do të flasë edhe për bashkëpunim opozitar, por edhe aplikimin e Kosovës për antarësim në Këshilin e Evropës.
Përse Krasniqi beson se aplikimi i Kosovës në këtë institucion evropian është i vonuar dhe përse vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA, e cilëson të dështuar?
Në këtë intervistë, Krasniqi flet edhe për iniciativën “Open Ballkan” duke dhënë shpjegime edhe për arsyet përse PDK-ja nuk mbështetë një gjë të tillë, ndonëse është qëndrim tjetër nga Shqipëria dhe kryeministri Edi Rama, me të cilin thotë se ka bashkëpunim të ngushtë.
Temë tjetër në këtë intervistë është edhe procesi I dialogut. Kreu i PDK-së beson se edhe ky proces, është degraduar nga Qeveria Kurti, sepse derisa më parë flitej për njohje reciproke, tani flitet vetëm për targa të veturave.
Intervista e plotë me kryetarin e PDK-së, transmetohet sonte me fillim në orën 20:10 në RTK1.























