Idrizi optimist: Patjetër fitore kundër Qipros
BKT
Sport

Idrizi optimist: Patjetër fitore kundër Qipros

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Blendi Idrizi është shprehur i bindur se ‘Dardanët’ do të marrin rezultate pozitive në sfidat e muajit qershor.

Kosova me 2 qershor në udhëtim tek Qipro, nis ciklin e ri garues në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja jonë, sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Qipro. Atmosfera në taborin e ‘Dardanëve’ duket mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv në duel me qipriotët.

Idrizi beson se Kosova do ta nis me fitore aventurën e re në Ligën e Kombeve.

“Presim gjithqysh fitore kundër Qipros. Kemi stërvitur shumë mirë deri tash. Dje ishte stërvitja mjaft e mirë dhe intensive, derisa sot më shumë ishte rigjenerim. Presim që në Qipro të bëjmë një lojë shumë të mirë. Është loja e parë dhe duhet të fitojmë sepse është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë tonë në ndeshjet e tjera”, ka theksuar Idrizi.

Shumica e lojtarëve kanë pasur një sezon shumë të mirë me klubet e tyre dhe ky fakt sipas Idrizit pritet të ndikojë edhe në ekipin kombëtar.

“Forma e mirë e lojtarëve në klubet e tyre është shumë e rëndësishme sepse atë kualitet ata e sjellin edhe në kombëtare”, ka shtuar Idrizi, i cili pret që në dy ndeshjet në shtëpi kundër Greqisë dhe Irlandës së Veriut të kenë mbështetjen maksimale të tifozëve “Dardanët”.

Kombëtarja jonë nesër në mëngjes udhëton për në Qipro.