17:32 / 31.05.2022
Nelson drejt gjigantit të Premier League-s
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Manchester City raportohet se është hedhur në sulm për mbrojtësin e Leicester Cityt, Ben Nelson.
Mediet britanike shkruajnë së menaxheri i kampionëve të Anglisë, Pep Guardiola është i interesuar për mbrojtësin skocez.
18 vjeçari konsiderohet talent më një të ardhme të ndritshme, dhe tashmë shumë klube të mëdha evropiane janë duke e monitoruar Nelson-in.
City, thuhet se është një nga klubet më të interesuara për të, madje, tashmë skautët e skuadrës anglez, janë duke e përcjellë nga afër mbrojtësin skocez.
Drejtuesit e ‘Qytetarëve’ mësohet se janë duke përgatitur ofertën për Nelson, i cili duket se shumë shpejtë do të zbresë në shtëpinë e kampionëve.























