Perisiç flet për herë të parë si lojtar i Spurs, kjo është deklarata e tij
BKT
Sport

Perisiç flet për herë të parë si lojtar i Spurs, kjo është deklarata e tij

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori kroat Ivan Perisiç, ka folur për herë të parë si lojtar i Tottenhamit.

Kroati u largua nga Interi dhe firmosi për ‘Spurs’. Ai duke folur për kanalin zyrtar të Tottenhamit, u shpreh tejet i lumtur që është bërë pjesë e skuadrës anglez. Perisiç thotë së ndihet i mirë që përsëri do të punon me trajnerin Antonio Conte.

“Jam i emocionuar që jam te ‘Spurs’. Kur kisha kontaktet e para me trajnerin dhe drejtorin sportiv iu thash se do të vijë në Premier League”, theksoi Perisiç.

“Është privilegj të punosh më një trajner si ai. Te Interi fituam titullin e kampionit pas 10-11 vitesh. Ka qenë një vit i përsosur dhe jam i kënaqur që gjej sërish. Ai jeton me futbollin, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë. Ai edhe kur fle mendon për futbollin. E njoh karakterin e tij dhe jam i sigurt se do të bëjmë punë të shkëlqyer këtu”, theksoi Perisiç.