Maignan tregon çelësin e suksesit te Milanit
BKT
Sport

Maignan tregon çelësin e suksesit te Milanit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Portieri i AC Milanit, Maignan duke folur për mediet italiane, është shprehur shumë i lumtur që skuadra e tij fitojë titullin e kampionit në Serie A.

‘Rossonerët’ pas 11-të vitesh rikthyen titullin e kampionit në ‘San Siro’.

Maignan thotë se skuadra kishte ambicie të mëdha dhe kishte vullnet për të bërë gjera të mëdha.

“Ekipi nuk kishte fituar që një kohë të gjatë. E dija se kishte ambicie të mëdha këtu, kishte vullnet për të provuar”, tha ai.

“Pastaj patëm një periudhë më pak pozitive, por folëm dhe iu rikthyem punës, duke thënë se nuk kishte mbaruar, se kishin mbetur edhe shumë ndeshje dhe ne ia dolëm”, theksoi gardiani kuqezinjve nga Milano.