Aurelien Tchouameni te Real Madridi?
BKT
Sport

Aurelien Tchouameni te Real Madridi?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Real Madridi dhe Monaco raportohet se janë afër marrëveshjes për transferimin e Aurelien Tchouameni.

Kampionët e La Ligës dhe Evropës, tashmë janë hedhur në sulm për përforcime të reja në skuadër.

Ylli i Monacos, Tchouameni është një nga objektivat kryesore të skuadrës së Carlo Ancelottit.

Sipas ‘GOAL’,  Real Madrid dhe Monaco janë afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e Aurelien Tchouameni.

‘Los Blancos’ pasi dështuan ta blejnë Kylian Mbappe-n, i cili firmosi kontratë të re me PSG, tashmë janë duke i shfrytëzuar opsionet tjera.

Siç raportohet, Real Madridi beson së brenda pak orësh do të arrihet marrëveshja me Monacon për Tchouameni.

Tchouameni javë më parë kishte refuzuar PSG-n dhe Liverpoolin pasi dëshiron t’i bashkohet gjigantit spanjoll, Real Madrid.