Manfred Weber zgjedhet kryetari i ri i PPE-së
BKT
Lajme

Manfred Weber zgjedhet kryetari i ri i PPE-së

RTKlive

Manfred Weber është zgjedhur kreu i ri i Partive Popullore Europiane. Delegatët, në kongresin në Roterdam, votuan për 49-vjeçarin, i cili ishte kandidati i vetëm për të pasuar Donald Tusk. Weber u shpall fitues me 89% të votave, ndërsa në fjalimin e tij të parë pasi u zgjodh, ai falënderoi bashkëpartiakët e tij për mbështetjen.

“Të jemi të sinqertë, nuk jemi në momentin më të mirë të historisë sonë. Si mund të fitojmë votën e të rinjve? Si të bëjmë dallimin midis populistëve të djathtë dhe qendrës liberale? Është një sfidë dhe lufta duhet të fillojë këtu sot në Roterdam”, tha ai.

Weber përballet me detyrën për të udhëhequr aleancën e 81 partive anëtare të profilizuara ndryshe drejt një unitet më të madh. Në Parlamentin Evropian, familja e partisë konservatore mban një të katërtën e vendeve.

Ndryshe në kongresin që po mbahet në Roterdam, po merr pjesë edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. LDK është pjesë Partive Popullore Evropiane (EPP).

Ndërkohë, ditën e sotme, PPE do të zgjedhë 10 nënkryetarët e saj.


MË SHUME NGA Lajme