09:31 / 01.06.2022
Sot fillon edicioni i ri i Ligës së Kombeve
Uran Krasniqi/RTKLive
Edicioni i ri i Ligës së Kombeve starton sot.
Në kalendarin e sotëm është vetëm një ndeshje, ajo mes Polonisë dhe Uellsit, e cila i përket Ligës A e Grupit 4.
Ndeshja fillon nga ora 18:00.
Në këtë format kontinental të futbollit merr pjesë edhe Kosova, e cila vetëm këtë muaj do të zhvillojë katër ndeshje. Kosova është pjesë e Ligës C, përkatësisht e Grupit 2, së bashku me Qipron, Irlandën e Veriut dhe Estoninë.























