EPP miraton rezolutë pro liberalizimit të vizave për Kosovën
BKT
Foto: Shqipe Mjekiqi/Twiter
Lajme

EPP miraton rezolutë pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Emine Hoti / RTKlive

Partitë Popullore Evropiane (EPP), kanë miratuar të mërkurën rezolutën për t’i dhënë mbështetje liberalizimit të vizave për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur  përmes një postimi në Twiter nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Shqipe Mjekiqi, partia e secilës është anëtare e EPP-së.

 “EPP sapo miratoi Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Faleminderit EPP, faleminderit OVP dhe Lukas Mandl për mbështetjen tuaj dhe paraqitjen e Rezolutës”, ka shkruar Mjekiqi në Twitter.

Ndryshe, EPP-ja është union i partive popullore të djathta, pjesë e secilës është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).


MË SHUME NGA Lajme