Kurti akuzon opozitën për manipulim me Trustin
Jeton Musliu / RTKlive
Kryeministri Albin Kurti, e akuzoi opozitën se po manipulon me çështjen e tërheqjes së parave nga Trusti i Kursimeve Pensionale.
Në mbledhjen e Qeverisë ku një nga pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i draft- dokumentin për Fondin Sovran, Kurti përsëriti se nuk duhet të lejohet tërheqja e dytë e parave nga Trusti Pensional.
Sipad tij, nga mbi 630 mijë llogari të hapura në Trustin Pensional të Kosovës, 92 për qind e tyre kanë të akumuluara më pak se 10 mijë euro.
“Janë po këta persona që e kanë sjellë në Kuvend dhe po e keqpërdorin rrjetin medial për ta manipuluar opiononin”, tha Kurti në mbledhje të qeverisë.
Ndërkohë,duke prezantuar draft- koncept dokumentin për krijimin e Fondt Sovran, kryeministri Albin Kurti, në prezantimin e mekanizmit, ka thënë se me të do të bëhet transformim ekonomik.























