Goranci pjesë e një projekti në Zvicër dedikuar grave kompozitore
Shqipe Gashi/RTKlive
Artistëve kosovarë nuk po u mungojnë sukseset në arenën ndërkombëtare. Njëra ndër artistet e cila ka arritur suksese të shumta është edhe Flaka Goranci.
Pas sukseseve të shumta në fushën e muzikës, Flaka Goranci ka udhëtuar për në Zvicër për projektin e saj të radhës dedikuar grave kompozitore. Projekt ky që Goranci përveç si kompozitore është edhe producente.
Ky projekt është internacional dhe ka përqëllim që të mbledhë shumë gra kompozitore nga shumë vende të botës për të shprehur përmes këtij projekti historitë e tyre të trishta. Do të ketë artiste nga Palestina, Izraeli, Siria, Turqia vende këto të konfliktit, mirëpo në këtë projekt do të ketë edhe gra kompozitore nga Kosova, Shqipëria, Serbia e tjera po ashtu edhe nga vendet e Evropës pra Austria Gjermania etj.
“Është një projekt që mbledhë shumë gra kompozitore, interesant është se marrin pjesë shumë vende si nga Palestina, Izraeli, Siria, Turqia vende këto të konfliktit, mirëpo në këtë projekt po të ketë edhe gra kompozitore nga Kosova, Shqipëria, Serbia e tjera po ashtu edhe nga vendet e Evropës pra Austria Gjermania etj. Këto gra përmes këtij projekti do të tregojnë shumë histori të trishta që i kanë përjetuar vet”, tha ajo për RTK.
“ Kjo është hera e dytë që jam pjesë e këtij projekti dhe jam shumë e lumtur për këtë”, tha ajo.
Për më shumë ndiqeni videon:























