Bale: Realizova ëndrrën të luaja për Realin dhe shumë më tepër
BKT
Sport

Bale: Realizova ëndrrën të luaja për Realin dhe shumë më tepër

Uran Krasniqi/RTKLive

Gareth Bale ka thënë se dikur ëndërronte të luante për Real Madridin, diçka që u realizua e madje edhe u tejkalua.

Bale përmes një letre e ka konfirmuar largimin e tij nga Real Madrid. 

"Kam ardhur këtu nëntë vjet më parë si një djalë i ri që donte të realizoja ëndrrën time për të luajtur për Real Madridin... Tani mund të shikoj prapa, të reflektoj dhe të them me ndershmëri se kjo ëndërr u bë realitet dhe shumë e shumë më tepër... Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe që nuk do ta harroj kurrë...", ka shkruar mes të tjerash ai. 

Bale iu bashkua Real Madridit nga Tottenham në vitin 2013. 

 Atij i përfundon kontrata në qershor. Ende nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën uellsiani. Raportime të mëparshme e kanë lidhur atë me kalime madje edhe në MLS.