19:39 / 01.06.2022
Pas largimit të Pogbas, Unitedi në sulm për De Jong-un
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Me largimin e Paul Pogbas, tashmë Manchester United është hedhur në sulm për përforcime të reja gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas medieve britanike, ‘Djajtë e Kuq’ fillimisht synojnë ta forcojnë mesfushën pas largimit të Pogbas.
Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong, është synimi i klubit nga ‘Old Traffordi’.
Menaxheri i Unitedit, Ten Hag thuhet së pëlqen holandezin të cilin synon ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Unitedi është duke negociuar me katalonasit, edhe pse mësohet se marrëveshja ende është larg, megjithatë, skuadra anglez beson së ky transferim është i mundshëm të ndodh gjatë tregut të kësaj verë.























