20:40 / 01.06.2022
Kosova mban stërvitjen e fundit para sfidës me Qipron, synon fitore
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Qipron.
Qipro dhe Kosova do të ndeshen nesër mbrëma në “AEK Arena” në Larnaca, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.
Dardanët, të cilët kanë udhëtuar drejt ishullit më të madh në Mesdhe paraditen e së mërkurës, derisa pasdite kanë kryer stërvitjen e fundit në tokën qipriote.
Mbrojtësi Mërgim Vojvoda nuk ka udhëtuar fare me ekipin në Qipro, për shkak të lëndimit. Ai është kthyer në klubin e tij për të vazhduar trajtimin e nevojshëm.
Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për ndeshje dhe janë optimistë për nismë të mbarë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
Ndeshja ndërmjet Qipros dhe Kosovës luhet nesër prej orës 18:00.























