Itali-Argjentinë, ky është rezultati i pjesës së parë
BKT
Sport

Itali-Argjentinë, ky është rezultati i pjesës së parë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Pjesa e parë e sfidës mes Italisë dhe Argjentinës, është mbyllur me avantazhin e skuadrës argjentinas prej 0-2.

Italia dhe Argjentina po luajnë në ‘Wembley’ të Londrës, në ndeshjen e njohur si “La Finalissima”.

Fituesi i Kampionatit Evropian dhe fituesi i Kupës së Amerikës, në pjesëlojën e parë, treguan lojë mjaftë të mirë, derisa ishte Lautaro Martinez (28’), i cili zhbllokojë ndeshjen pas asistimit të Lionel Messit për ta kaluar Argjentinë në epërsi prej 0-1, kurse, Angel Di Maria (45’), dyfishojë avantazhin e argjentinasve prej 0-2.

Kujtojmë së ky është edicioni i tretë që do të takohen fituesi i Evropianit dhe kampioni i Kupës së Amerikës, ku në të kaluarën, respektivisht në vitin 1985, Franca e mposhti 2:0 Uruguain, derisa tetë vite më vonë, Argjentina e kishte mposhtur me penallti Danimarkën.

Pas pak nis pjesa e dytë