12:32 / 02.06.2022
Fillon shitja online e biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi
Uran Krasniqi/RTKLive
Ka filluar shitja online e biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro. Një person mund të blejë deri në katër bileta.
Ndeshja kualifikuese të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë zhvillohet të dielën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.























