16:20 / 02.06.2022
Sot në orën 17:00, intervistë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca
RTKlive
Kryeparlamentari Glauk Konjuca pati vizitë zyrtare në Greqi. Në Athinë ai pati takime me zyrtarë të lartë të këtij shteti.
Përveç tjerash, mbajti edhe një fjalim në Parlamentin e Greqisë.
Pikërisht për këtë vizitë dhe rëndësinë e saj, në një shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Konjufca do të flasë në intervistë për RTK.
Në emisionin “Info Plus” me fillim në orën 17:00, ku do të transmetohet kjo intervistë, Konjufca do flasë për disa tema.
Cila është mundësia që Greqia të njohë Kosovën?
A do t’i vizitojë Konjufca të akuzuarit në Gjykatën Speciale?
Çfarë po ndodhë me procesin e liberalizimit të vizave?
Këtyre dhe pyetjeve të tjera, përgjigje për gazetarin Besart Galica, do t’u japë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës.























