Kosovë-Qipro 2:0- uron ambasadori Hovenier (E plotësuar)
Fatmir Bytyqi /RTKlive
“Dardanët” ishin në rolin e mysafirit në ndeshjen e sotme, ku në stadiumin “AEK Arena” triumfuan me rezultat 2:0.
Kështu, kombëtarja e Kosovës e filloi në mënyrën më të mirë rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve, duke e mposhtur në xhiron e parë Qipron.
Kjo fitore, përveç që sjelli gëzim te tifozët kosovarë, si duket e ka gëzuar edhe ambasadorin e Amerikës për Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.
Hovenier përmes një postimi në “Twitter”, përgëzoi Kosovën për fitoren e sotme kundër Qipros, ndërsa postimin në fjalë e gjeni më poshtë.


Berisha: Në pjesën e dytë treguan fytyrën e vërtetë
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, duke folur pas ndeshjes kundër Qipros, tha se është i lumtur me fitoren, por ai tha se nuk e di se çfarë ndodhi në pjesën e parë të lojës.
Kosova e nisi me fitore sezonin e ri në Ligën e Kombeve, duke mundur në udhëtim Qipron, me rezultat 0-2. Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi pikërisht Valon Berisha.
“Nuk e di çka ndodhi në pjesën e parë, kemi pas shumë hapësira, dikush bëjke presion, dikush ‘rrike’, në pjesën e dytë kemi luajtur më mire taktikisht, nuk kemi dal shumë nga pozitat tona, kemi krijuar raste shumë të mira. Jemi shumë të kënaqur që treguam fytyrën e vërtetë ne pjesën e dytë dhe normalisht me marrë fitoren. Shpresojë që në Kosovë të na mbështesin. Trajneri tha luani qetë, më tha mos dil shumë nga pozita”, tha Berisha.
Kosova me 5 qershor përballet me Greqinë në ‘Fadil Vokrri’, kurse katër ditë më vonë në të njëjtin vend pret Irlandën e Veriut.
Rrahmani i lumtur me fitoren: Tani na presin dy ndeshje të vështira
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, duke folur pas ndeshjes kundër Qipros, tha se është i lumtur me fitoren, por ai e pranon se skuadra e tij nuk e filloi mirë ndeshjen.
Kosova e nisi me fitore sezonin e ri në Ligën e Kombeve, duke mundur në udhëtim Qipron, me rezultat 0-2.
Rrahmani thotë se pas kësaj fitore, Kosovën e presin dy ndeshje shumë të vështira.
“Kur fiton je më i kënaqur, por nuk e filluam mirë ndeshjen. Ishim më të hapur në pjesën e parë. Në pjesën e dytë përmirësuam lëvizjet në fushë dhe ndaljen e kundërshtarëve. Jemi të lumtur. E kemi filluar mirë në Ligën e Kombeve, tani kemi ndeshje me dy kundërshtarë më të fortë. Ndeshje shumë të vështira”, tha ai.
Kosova me 5 qershor përballet me Greqinë në ‘Fadil Vokrri’, kurse katër ditë më vonë në të njëjtin vend pret Irlandën e Veriut.
Zhegrova tregon pse veshi fanellën me numër 9 dhe kujt ia dedikoi golin
Realizoi një super-gol në fitoren e Kosovës kundër Qipros prej 2-0. Edon Zhegrova është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e tij në duel me qipriotët.
Ylli kosovar i Lilles pas ndeshjes tregoi se e veshi fanellën më numër 9 dhe kujt ia dedikoi golin.
“Gjithë lojtarët kemi dhanë maksimumin ta fitojmë këtë ndeshje. Çdoherë mundohem ta jap maksimumin, qoftë me gola apo asiste”, tha Zhegrova.
“Sot e kam pasur fanellën me numrin 9, për nder të legjendës Fadil Vokrri. Këtë fitore ia dedikoj atij”, theksoi Zhegrova.
Kosova mposht Qipron, kjo është deklarata e Giresse
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka thënë së është i kënaqur me fitoren dhe lojën e skuadrës së tij, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes.
‘Dardanët’ sonte në udhëtim mundën Qipron, me rezultat 2-0, falë një goli te Valon Berishës dhe një goli te Edon Zhegrovës.
Tekniku francez e pranon se në pjesën e parë të përzgjedhurit e tij, nuk bën lojë të mirë, por sipas tij, loja e Kosovës ndryshoi pozitivisht në fraksionin e dytë.
“Orientimi i lojës në pjesën e parë nuk ishte i mirë, me disa gabime teknike. Gjatë pjesës së dytë u fokusuam në principet tona dhe ta ndryshojmë lojën dhe të bëjmë atë të cilën jemi të aftë ta bëjmë. Kam kërkuar nga lojtarët të rivendosen në fushë. Të luajmë nga anët, pasi mesi i fushës ishte shumë i ngarkuar. Të jemi më precizë sa i përket teknikës së pranimit të topit dhe lojës me top”, tha Giresse.
Kosova ‘shkel’ Qipron, e nis me fitore (E plotësuar)
Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka nisur me fitore aventurën e re në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ e mposhtën sonte në udhëtim Qipron, me rezultat 0-2, në ‘AEK Arena’, në sfidën e parë të Grupit 2 në Ligën C.
Futbollistët e Kombëtares sonë, në pjesën e parë nuk shfaqen lojë të mirë, derisa në fraksionin e dytë, Kombëtarja jonë bëri një super-paraqitje.
Futbollistët e skuadrës sonë, në pjesëlojën e dytë, u hodhën në sulm më të gjitha forcat duke kërkuar rrugën e golit.
Fillimisht Valon Berisha në minutën e 65-të zhbllokojë ndeshjen, duke kaluar Kosovën në epërsi prej 1-0.
Edhe pas golit të epërsisë, futbollistët e Kombëtares sonë, nuk u ndalen duke vazhduar sulmet drejt portës qipriote.
Në minutën e 78-të në Edon Zhegrova ia doli të shënojë një gol të bukur pasi shmangi një mbrojtës qipriot për të dyfishuar epërsinë e Kosovës në 2-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo ndeshje.
Kosova e nis në mënyrën më të mirë etapën e radhës në Ligën e Kombeve, derisa me 5 qershor, Kombëtarja jonë në ‘Fadil Vokrri’ pret Greqinë.
Super-Zhegrova, Kosova dyfishon epërsinë
Kombëtarja e Kosovës ka dyfishuar epërsinë kundër Qipros në 0-2.
Edon Zhagrova në minutën e 78-të shënoi një super-gol duke ngritur epërsinë e Kosovës në 2-0.
Qipriotët dhe ‘Dardanët’ po luajnë në ‘AEK Arena’, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve
Berisha shtang Qipron, Kosova në epërsi
Është Valon Berisha, i cili më një goditje të saktë çon topin në rrjetën e qipriotëve në minutën e 65-të.
Qipriotët dhe ‘Dardanët’ po luajnë në ‘AEK Arena’, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ afër golit
Kombëtarja e Kosovës po luan shumë më mirë në pjesën e dytë përballe Qipros.
Qipriotët dhe ‘Dardanët’ po luajnë në ‘AEK Arena’, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ pjesëlojën e dytë e kanë nisur furishëm duke kërkuar golin. Kosova krijoj katër raste shumë të mira në fraksionin e dytë përmes Vedat Muriqit, Milot Rashicës dhe Edon Zhegrovës.
Qipro-Kosova, s’ka gola në pjesën e parë
Pa gola është mbyllur pjesa e parë mes Qipros dhe Kosovës.
Qipriotët dhe ‘Dardanët’ po luajnë në ‘AEK Arena’, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Pjesa e parë nuk ka qenë e mirë për Kombëtaren tonë, nga e cila është pritur paraqitje më mirë në duel me Qipron.
Nikoqirët bën presion më të madh në pjesëlojën e parë, derisa skuadra jonë nuk ia doli që të krijojë ndonjë rast të rrezikshme për gol përveç tentimit të Valon Berishës, goditja e të cilit kalojë mbi portë, derisa në finish të kësaj pjesë edhe Edon Zhegrova goditi fuqishëm, por portieri qipriot e dëboi jashtë portës.
Pas pak nis pjesa e dytë
Qipro-Kosova, ky është rezultati pas gjysmëorë lojë
Ka kaluar gjysmëorë lojë në ‘AEK Arena’, ende nuk ka gol në ndeshjen Qipro-Kosova.
Qipriotët dhe ‘Dardanët’ po luajnë në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Tashmë kur kanë kaluar 30 minuta lojë, akoma asnjëra skuadër nuk e ka gjetur rrugën e golave.
Nikoqirët po bëjnë presion më të madh drejt portës së Aro Muriq, derisa Kombëtarja jonë përmes Valon Berishës rrezikoi portën e qipriotëve, por topi kaloi mbi portë.
Starton sfida Qipro-Kosova, ‘Dardanët’ kërkojnë fitore
Ka nisur ndeshja mes Qipros dhe Kosovës, takim ky që po luhet në ‘AEK Arena’, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.
Sfida mes këtyre dy kombëtareve po luhet para një numri të vogël shikuesish.
‘Dardanët’ të cilët ka disa ditë që janë përgatitur për ndeshje të rëndësishme, e para e ciklit të ri në Ligën e Kombeve, synojnë ta nisin më fitore aventurën e re në Ligën e Kombeve.
Atmosfera në taborin e Kombëtares sonë, është mjaft e mirë dhe premtuese për një rezultat pozitiv në duel me qipriotët.
Kujtojmë se në grup më Kosovën dhe Qipron janë edhe Irlanda e Veriut dhe Greqia.
Gjithçka gati për ndeshjen Qipro-Kosova
Gjithçka është gati për fillimin e ndeshjes Qipro-Kosova.
Qipro dhe Kosova përballen në ‘AEK Arena’, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C.
Tashmë futbollistët e të dy skuadrave kanë dalë në terren dhe po bëjnë nxemjen para kësaj ndeshje të rëndësishme për të dy skuadrat.
‘Dardanët’ të cilët ka disa ditë që janë përgatitur për ndeshje të rëndësishme, e para e ciklit të ri në Ligën e Kombeve, synojnë ta nisin më fitore aventurën e re në Ligën e Kombeve.























