Ekskluzive: Përfitimet nga rrjetet sociale, sonte në lajmet 19:30
BKT
Foto: RTK
Lajme

Ekskluzive: Përfitimet nga rrjetet sociale, sonte në lajmet 19:30

RTKlive

Sonte në edicionin qëndror të lajmeve në RTK, në orën 19:30, mes tjerash, mund të ndiqni kronikën mbi fenomenin e pasurimit përmes rrjeteve sociale.

Si ka mundësi që persona të ndryshëm, fitojnë mijëra euro përmes këtyre platformave, por shtetit nuk i paguajnë asnjë cent tatim?

Sidoqoftë,  tash e tutje të gjithë qytetarët e Kosovës që përfitojnë të hyra përveç pagës, do të duhet t’i deklarojnë edhe ato.

ATK ka nisur të mbledh informata se kush janë përfitues nga rrjetet sociale dhe paralajmëron ndëshkime për ata që nuk i deklarojnë ato. Nga ana tjetër qytetarë që përfitojnë shuma të majme parash nga rrjetet sociale kanë folur për RTK-në duke treguar se si fitojnë nga trendet e fundit përmes internetit. 

Gazetarja Valjeta Shala sjell rrëfim ekskluziv të përfituesve nga këto rrjete dhe zyrtarëve përkatës. Kronikën e plotë mund ta ndiqni sonte në edicionin e lajmeve të orës 19:30 në RTK.


MË SHUME NGA Lajme