20:32 / 02.06.2022
Puna e zjarrfikësit sonte në ‘Proces’, ora 21:50 në RTK1
RTKlive
Mes flakësh në mision shpëtimi. Nën zhurmën e sirenës e cila tregon se çdo sekond numërohet, Shërbimi i Zjarrfikësve të Kosovës është çdo ditë në aksion.
E njohur si puna më e rrezikshme, puna e zjarrfikësit për shumë njerëz është profesion i dëshiruar, e për të tjerë i paarritshëm.
Të përkushtuar e pa llogaritur rrezikun e tyre, gjithnjë në aksion, zjarrfikësit janë heronjtë e çdo dite.
Por si u krijua Shërbimi i Zjarrfikësve ?
Kush mund të bëhet zjarrfikës?
Çfarë është puna e zjarrfikësit?
Si e marrin zjarrfikësit lajmin për intervenim?
Si mobilizohen ata dhe si veprojnë?
Në të gjitha këto pyetje dhe shumë të tjera, përgjigje do të japë emisioni “Proces”.
Me xhirime ekskluzive, ky emision transmetohet sonte në orën 21:50 në RTK1.























