Komisioni Hetimor për krizën e energjisë miratoi planin e veprimit (Video)
Valbona Thaçi/RTKlive
Komisioni hetimor parlamentar i kuvendit te Kosovës, për krizën e energjisë, ka filluar mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet dhe miratohet plani i veprimit.
Anëtarët e Komisionit kanë miratuar planin e veprimit, ndërsa takimi po zhvillohet pa praninë e mediave.
Ky komision do të mund të intervistojë krerët e institucioneve, të partive politike, ndërmarrjeve publike dhe ambasadorë kosovarë.
Gjatë shqyrtimit kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj, kërkoi që t’i kenë dokumentet e nevojshme nëse ka pasur elemente të diskriminimit në kohën kur është marrë vendim për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Kurse deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se vendimi i Gjykatës Themelore dhe e Apelit është i gabuar.
"Qëllimi i themelimit të komisionit është hetimi i krizës energjetike gjegjësisht qartësisë dhe analizës konkrete të masave, vendimeve, veprimeve dhe mosveprimeve nga tre mujori i fundit i vitit 2021 e deri më sot, që i bie deri më 5 maj. Sa i përket kërkesës për dokumente, vendimi i Gjykatës Themelore dhe të Apelit, është i gabuar. Këto dyja nuk po i shoh te ndonjë relevancë”, tha ajo.























