Morata e do një klub që i jep minutazhë
BKT
Sport

Morata e do një klub që i jep minutazhë

Uran Krasniqi/RTKLive

Alvaro Morata pranon se e ardhmja e tij e afërt është e paqartë dhe dëshiron të bashkohet me një klub ku do të marrë minuta. 

"Dua të shkoj aty ku klubi është i interesuar të luajë me mua", ka thënë ai.

Ai shënoi 32 gola në 92 ndeshje për Juventusin, pesë më shumë se sa në periudhën e parë midis 2014 dhe 2016, kur ai shënoi 27 herë në 93 ndeshje.

Sulmuesi spanjoll ka qenë i huazuar nga Atletico Madrid në Torino gjatë dy sezoneve të fundit.