Dreshaj: Miratoni ligjin për pensionistët, lini anash ngjyrimet politike!
BKT
Lajme

Dreshaj: Miratoni ligjin për pensionistët, lini anash ngjyrimet politike!

Naser Mekolli /RTKlive.com

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj ka bërë të ditur se grupi parlamentar ka marrë një nismë ligjore për heqjen e kushtit prej 15 vite përvojë pune për pensionistët kontributdhënës.

Me këtë nismë parashihet të ndryshohet neni 8 pika 2 e skemave pensionale që e detyron pensionistin ti ketë 15 vite përvojë lufte para vitit 1999, në mënyrë që ti njihet pensioni kontribut dhënës.

Deputeti Shemsedin Dreshaj, në emisionin “Info Plus”, tregon për punën që po bëhet dhe përkrahjen nga subjektet tjerë, që ka hasur kjo nismë.

“Përkrahja krijohet me kohë, kemi përkrahjen nga ana e opozitës, kemi edhe përkrahjen nga disa individ që do ta mbështesin këtë nismë, por padyshim që duhet punohet ende me deputetët e pozitës, sepse kjo nismë është e mëhershme dhe është kthyer sërish në pikën zero”, tha ai.

Deputeti Dreshaj, ka theksuar se mosnjohja e stazhit të punës është një padrejtësi e madhe e shtetit të Kosovës ndaj pensionisteve, disa prej të cilëve tashmë kanë vdekur. Prandaj, sipas tij, është koha që këtë nisme legjislative ta përkrahin të gjithë, pavarësisht pozicionit

Ai fton deputetët, subjektet politike, që ti lënë anash ngjyrimet politike dhe ta përkrahin këtë nismë, që të merren me çështjen që i takon qytetarit.

Sipas Dreshajt, më këtë nismë legjislative që AAK ka ndërmarrë do të ndryshohet neni 8, pika 2 e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

“Konkretisht, largohet e kriteri diskriminues që kërkohet, që pensionistët t’i kenë 15 vite përvojë pune para luftës. Ky kriter është diskriminues, sepse ka shumë pensionistë që dhunshëm gjatë ish sistemit janë larguar nga puna e nuk e arrijnë përvojën prej 15 vjet përvojë pune”, ka thënë ai.

 


MË SHUME NGA Lajme