20:24 / 03.06.2022
A do të jetë Osimhen pasues i Lewandowskit të Bayerni?
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Gjiganti gjerman, Bayern Munich tashmë është dorëzuar në garën për ta mbajtur në skuadër Robert Lewandowskin.
Kampionët e Gjermanisë, sipas medieve të atjeshme, janë duke kërkuar pasuesin e sulmuesit polak.
Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen nga ‘bavarezët’ shihet si lojtar ideal për të zëvendësuar Lewandowskin.
Në fakt, skautët e Bayern Munich prej kohësh janë duke e monitoruar yllin e ‘napolitanëve’, të cilin do të provojnë që gjatë kësaj verë, të transferojnë në ‘Alianz Arena’.
“FC Bayern Munich po e kërkon sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen për të zëvendësuar Robert Lewandowskin”, shkruajnë mediet gjermane.























