Maqedonia e Veriut: “Ballkani i Hapur”, do t`i ketë dyert e hapura
BKT
Lajme

Maqedonia e Veriut: “Ballkani i Hapur”, do t`i ketë dyert e hapura

Besnik Iseni /RTK

Pas refuzimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të marrë pjesë në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë sot se kjo nismë gjithmonë do ta ketë politikën e dyerve të hapura.

"Ballkani i Hapur” e ka dhe do ta ketë gjithmonë politikën e dyerve të hapura. Nisma ekziston për shkak të përfitimeve ekonomike për qytetarët, të cilët duhet t’i gëzojnë edhe qytetarët e Kosovës si pjesë e pandashme e Ballkanit Perëndimor”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Një ditë më parë, kryeministri Kurti në një  letër drejtuar kryeministrit Kovaçevski, theksoi se, Kosova është e angazhuar në Procesin e Berlinit, i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në vitin 2020 dhe u mbështet plotësisht nga Bashkimi Evropian.

Sipas Kurtit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajon.


MË SHUME NGA Lajme