“Rikthimi i Pogbas te Juve do të ishte diçka e mrekullueshme”
BKT
Sport

“Rikthimi i Pogbas te Juve do të ishte diçka e mrekullueshme”

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ikona e Juventusit, Alexander Del Piero mendon se transferimi i Paul Pogbas në Torino, do të ishte e mrekullueshme.

Ylli francez është i lidhur me rikthimin tek ish-klubi i tij, Juventus. Del Piero thotë se Pogba do t’i shtonte cilësi ‘Zonjës së Vjetër’ në një pozitë ku torinezët kanë nevojë.

“Pogba te Juventusi do të ishte diçka e mrekullueshme. Ai do t'i shtonte cilësi skuadrës në një pozitë ku ka shumë nevojë dhe do të ndihmonte me asiste Vlahovic”, tha Del Piero për mediet italiane.

Pogba krahas Juves, është i lidhur edhe me transferimin tek PSG-ja, por duket se francezi preferon rikthimin tek gjiganti italian.