Zbulohet busti i dëshmorit Skënder Rexhepi (Video)
BKT
Lajme

Zbulohet busti i dëshmorit Skënder Rexhepi (Video)

Islam Haxhiu

Sot, në fshatin Mrasor, është bërë zbulimi i bustit të dëshmorit të kombit, Skënder Rexhepi, i njohur si Komandant Hekuri.

Skënder Rexhepi ra heroikisht më 21 janar të vitit 1999 në Fortesë të Rahovecit në njërën prej betejave të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Brenda mureve të kësaj shtëpie në Mramor të Rahovecit e cila tashmë është shndërruar në Shtëpi muze janë të gdhendura shumë kujtime, gëzime, biseda dhe premtime. Kështu është shprehur vajza e heroit Skënder Rexhepi, në 57 vjetorin e lindjes së babait të saj dëshmor.

“Po ai më mësoi  poezinë Jemi trupa komando, të cilin e recitoja maleve, kurse ai me shokët e tij luftone nëpër frontet e luftës. Ajo me këtë rast falënderoi shokët e babait të saj, që po i japin gjallëri Mrasorit, si dikur. Ndërsa sot në ditëlindjen e tij të ’57-të Skenda duket më i gjallë se kurrë”, tha Agnesa Rexhepi, vajza e Skënderit

Ish bashkëluftëtari i tij Smajl Latifi, tash kryetar i Komunës së Rahovecit tha se emri dhe vepra e Skënderit prore do të mbesin të paharruara.

“Vepra e tij jetësore është e mbushur përplot përpjekje e përkushtime të tij bashkë me shokët e tij të luftës e të idealit të cilët kurrë nuk e ndalën hapin deri në çlirimin e vendit”, deklaroi Smail Latifi, ish-bashkëluftëtar i dëshmorit, tani kryetar i Rahovecit.

“Ata që kanë mundësi që të vendosin qoftë edhe një guri, kudo që është zhvilluar lufta nga ushtarët e UÇK-së, përulem para heroizmit të tyre. Lavdi veprës së dëshmorit të Kombit, Skender Rexhepit, Komandant Hekuri”, tha bashkëluftëtari Lahi Brahimaj.

Më kujtohet shumë mirë kur babai i tij, më në fund zbuloi veprimtarinë tonë, kur na i pa armët na tha: "Unë kuptoj rëndësinë e veprimeve të fshehta, por ta dini se çdo gjë që është e imja, është edhe e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës”, tha Isa Krasniqi

Me këtë rast, pranë Shtëpisë Muze “Skënder Rexhepi” u zbulua edhe busti i tij.

Skënder Rexhepi ra heroikisht më 21 janar të vitit 1999 në Fortesë të Rahovecit, në njërën prej betejave të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme