12:31 / 04.06.2022
Kurti takon Lajçakun, rithekson angazhimin për një marrëveshje me Serbinë
Valbona Thaçi/RTKLive
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar me Miroslav Lajçakun Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështjet e Ballkanit Perëndimor.
Kurti ka thënë se me Lajçakun kanë bisedime të rregullta si pjesë e dialogut tonë parimor dhe konstruktiv në Bruksel.
Përmes një shkrimi në Twiter, Kurti ka treguar se ketë herë janë takuar në vendin e Lajçakut në GLOBSEC 2022 ku ka ritheksuar angazhimin për një marrëveshje me Serbinë me fokus njohjen reciproke.























