PDK me iniciativë të re për ligjin e importit të veturave
BKT
Foto:RTKLive
Lajme

PDK me iniciativë të re për ligjin e importit të veturave

KP

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të iniciojë sërish nismën ligjore për plotësim-ndryshimin e Ligjit për automjete, i cili mundëson lejimin e importit te automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë se fatkeqësisht në agjendën legjislative për sivjet nuk është planifikuar nga qeveria ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për automjetet.

Për këtë, Lushtaku deklaroi se do të iniciojë bashkë me deputetë të tjerë një nismë ligjore që të ndryshohet ligji në fjalë për lehtësimin siç tha të qytetarëve për të importuar vetura me kushte më ekonomike.

Aktulisht në Kosovë, bazuar në ligj, nuk lejohet importi i veturave që janë më të vjetra se dhjetë vjet.
 


MË SHUME NGA Lajme