Për ndeshjen Kosovë-Greqi, FFK publikon rregullat për tifozët
BKT
Foto: FFK
Sport

Për ndeshjen Kosovë-Greqi, FFK publikon rregullat për tifozët

Jeton Musliu/ RTKlive

Me rastin e zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Greqi, të dielën më 5 qershor 2022, Federata e Futbollit të Kosovës, kërkon nga të gjithë qytetarët që kanë siguruar bileta, që të kenë parasysh respektimin e disa rregullave për ta pasur sa më të lehtë qasjen në stadium.

FFK njofton se rruga rreth stadiumit, do të jetë e bllokuar për automjetet, ndërsa këmbësorëve ju lejohet lëvizja.

FFK u rekomandon tifozëve që ardhja në stadium të bëhet më së voni një orë para ndeshjes, për shkak të arsyeve si vijon:

-Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e dytë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për mos lejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse.

Gjërat e palejuara përfshijnë:

*Mjetet piroteknike

*Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

*Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

*Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

*Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh

*Ombrella

*Armë zjarri ose armë të ftohta apo cfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

*Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj).

*Kamera profesionale dhe video kamera

*Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

Në njoftim, FFK-ja deklaron se ata që nuk posedojnë bileta, nuk do ta kenë mundësinë të ofrohen tek hyrja në portat ku bëhet kontrolli dhe leximi i biletave.

“Veturat për qasje në parkingun zyrtar duhet të jenë të pajisura me parking PASS, në të kundërtën nuk do të lejoj parkimin në atë zonë (me përjashtim të veturave të FFK-së dhe personave të pajisur me biletën VIP)”, sqaron FFK.

Gjithashtu, me 5 qershor, nuk lejohet operimi me dron.

FFK kërkon nga qytetarët që maksimalisht të respektojnë rregullat, në të kundërtën mund të jenë subjekt i ndëshkimit nga organet ligjore.