Prisnin dru ilegalisht, arrestohen 9 persona në Shtërpcë
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Lajme

Prisnin dru ilegalisht, arrestohen 9 persona në Shtërpcë

Fadil Sertolli / RTKlive.com

Ekipe të policisë të stacionit në Shtërpcë, të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të disa informacioneve, sot në ora 07:30 kanë realizuar një aksion, sipas planit operativ " Mbrojta e pyjeve 2022" në pjesën e Parkut Nacional " Sharri", në fshatin Berevce të Shtërpcës. Sipas një komunikate nga Policia e Kosovës thuhet se në këtë aksion kanë marr pjesë edhe zyrtarët e Parkut Nacional " Sharri".

“Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar 9 persona , të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , 3 personat me inicialet L.N ( M/K) i moshës 20 vjeçar , A.A (M/K) i moshës 33 vjeçar dhe S.A (M/K) i moshës 35 vjeçar, janë ndaluar për 48 orë,  ndërsa 6 personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, si prova materiale janë konfiskuar 5 traktor , disa motosharra dhe sasi e drunjve dhe se rasti është cilësuar " Vjedhje e pyjeve".


MË SHUME NGA Lajme