Në Tetovë promovohet libri "Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor"
Foto: Besnik Iseni
Kulturë

Në Tetovë promovohet libri "Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor"

Besnik IKseni RTK

Recenzenti i këtij libri, Etem Aziri ka vlerësuar se, autori Ibrahimi ka arritur të zbërthejë në mënyrë të argumentuar ndikimin e Rusisë në këtë pjesë të Gadishullit Ballkanik pas rënies së regjimeve komuniste në këta vende.

"Dr. Selim Ibraimi bën përpjekje serioze ta identifikon qartë interesin dhe planet ruse për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por mbi të gjitha t’i identifikon metodat e veprimit të Rusisë drejt realizimit të qëllimeve qofshin ata qëllime afat shkurta, qëllime afat mesme ose qëllime afat gjata" ka theksuar Aziri.

Autori i librit  ka arritur të bëjë një studim tejet serioz dhe me rrëndësi të veçantë për qeveritë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor që synojnë rendin demokratik dhe integrimet në NATO dhe BE.

Selimi në këtë libër shkruan  se, Rusia dhe Serbia janë faktorë destabilizues në Ballkan dhe se operacionet hibride dhe psikologjike-informative , sipas tij, do të vazhdojnë deri në fund të dekadës.

Në këtë promovim morën pjesë profesorë universitarë, shkrimtarë dhe udhëheqës të  institucioneve komunale.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa