22:22 / 04.06.2022
U promovua libri "Qëndresa e ratkocasve" i autorit Sadik Krasniqi
Islam Haxhiu RTK
Në Ratkoc të Rahovecit u promovua libri "Qëndresa e ratkocasve" i autorit Sadik Krasniqi, në të cilën trajtohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë rajon.
Ne do të shkojmë një ditë, por dëshmorët janë të pavdekshëm. Kështu është shprehur nëna e dëshmorit Naser Krasniqi në 24-vjetorin e rënies së djalit të saj.
Ndërkaq, në shënimin e këtij përvjetori, në Ratkoc është promovuar libri më i ri i autorit Sadik Krasniqi, “Qëndresa e rastkocasve”, që njëherësh vëllai i dëshmorit, Naser Krasniqi.
Libri “Qëndresa e ratkocasve”, që ka në fokus luftën e UÇK-së, është një përpjekje modeste për të nxjerrë në dritë veprimtarinë atdhetare të veprimtarëve të kësaj ane, u tha ndër të tjera nga folës në këtë aktivitet.