12:13 / 05.06.2022
Mustafa: Duhet të rriten pagat, 100 euroshi nuk ndihmon asgjë qytetarët
KP
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur lidhur me krizën ekonomike në vend.
Mustafa ka thënë se ekzekutivi duhet t’i rritë pagat në nivel të përqindjes së inflacionit në vend, pasi e mban stabile fuqinë blerëse të çdo të punësuari.
Ndarjen e 100 eurove për punëtorët e sektorit publik, privat dhe studentët, e ka vlerësuar jo të frytshme.























