Organizatat studentore të UP gati për zgjedhje
Fatos Cervadiku- RTK
Organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës tashmë janë përgatitur për zgjedhjet që pritet të mbahen më 10 qershor.
Por këto zgjedhje këtë vit do të mbahen online, për çka një prej organizatave pjesëmarrëse nuk po pajtohet.
Studentët e Universitetit të Prishtinës këtë muaj do të votojnë përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet studentore që do të mbahen më 10 qershor. Por derisa dikur këto zgjedhje organizoheshin në formë fizike, këtë vit ato do të mbahen në formatin online. Nga disa organizata po mirëpritet ky format e ka prej atyre që nuk po e pëlqejnë.
“Ne si organizate studentore këtyre i kemi dorëzuar propozimet tona këshillit drejtues të universitetit të Prishtinës se zgjedhjet duhet të mbahen në mënyrë fizike, sepse edhe sipas rregullores që e kanë miratuar vetë ata, të gjitha rrethanat objektive mundësojnë që zgjedhjet të mbahen në atë mënyrë. Ne e kemi kundërshtuar veprim edhe më një aksion simbolik para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, sepse besojmë që zgjedhjet online lënë mundësi dhe hapësira të këq përdorimeve dhe manipulimeve të votave të studentëve?”, ka thënë Getoar Sylaj, kryetar i organizatës, Studim, Kritikë Veprim.
“Zgjedhjet po mbahen në formatin online për herë të dytë, pasi që dmth formati i njejtë ka qenë në vitin 2020, e cila ka ndodhë edhe është realizuar në kohë të pandemisë. Meqë është pa si version mjaftë i mirë. Kemi menduar që me realizu përsëri edhe këtë vit, edhe e shohim si një version i cili po besoj që ka me qenë i drejt për të gjithë studentët?”, theksoi Rreze Sylhasi nga organizata Paqja Studentore.
“Formati online ka qenë një format i cili ka funksionuar edhe në 2020, kur kemi garuar për udhëheqje në Universitetin e Prishtinës. Mendoj qe ky format do të aplikohet edhe tash i ka sigurisht përparësitë e veta, ndërsa njëra nga mangësitë në të cilën kemi menduar që ka mundet me pas ndonjë problem ka qenë siguria e platformës, për të cilën në kemi marrë një garancë edhe nga institucionet e shtetit po edhe nga përfaqësues të rektoratit dhe zyrtarëve të IT-se gjithçka është në rregull dhe se siguria do të jete maksimale?”, pohoi Oktaj Hasani, kryetar organizatës Reforma.
Kurse profesori Florent Muçaj, i cili është kryesues i KQZ-së në UP, ka folur për mën yrën se si studentët mund të votojnë.
“Po me ju thanë të drejtën sistemi online është testuar në kohën e pandemisë me gjithë problemet që i ka prodhuar ky sistem para dy viteve në ditën e zgjedhjeve, këto kanë qenë diçka ere për ne por mund të them që 95 % është treguar i suksseshëm. Votimi ndodh përmes Semsit, ku studentët përmes llogarisë së tyre që e kanë në sems do të kyçen dhe do të kenë mundësi që të votojnë, pastaj në momentin kur ata kyçen për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, atyre do të iu vjen në emailin e tyre zyrtarë një kod, që përmes atij kodi, kanë mundësi që ta ushtrojnë të drejtën për të votuar”, tha Florent Muçaj, kryesues i KQZ-UP.
Nga ana tjetër, studentët po i shohin të rëndësishme këto zgjedhje, derisa presin plotësim të kërkesave të tyre.
Altiana Zogaj, Senatore në parlamentin studentor
“Edhe këtë vit zgjedhjet do të mbahen në formatin online, studentet janë mobilizuar për këto zgjedhje dhe padyshim qe janë shumë të rëndësishme, për shkak se përmes tyre, studentët do të vendosin se kush do ti përfaqësojë më mirë”, theksoi Altiana Zogaj, senator në parlamentin studentor.
“Mendojmë që na nevojiten kushte më të mira, na nevojitet një shtëpi botuese, dmth brenda fakultetit ku mundem me marrë literaturën.
Unë jam studente e FSHMN-së e departmentit të kimisë edhe na mendojmë që ma e mira për neve ish kanë me na siguru mjete dmth për laboratorë kryesisht edhe brenda fakultetit që më mujte me i realizuar sa ma mirë analizat. Deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhjet studentore janë certifikuar 5 organizata studentore dhe një
koalicion parazgjedhor. Më 10 qershor studentët e Universitetit të Prishtinës do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, theksoi Diellza Avdiu, studente.























