Kuvendi ndërpret punimet, nuk ka kuorum
Afet BELA/ RTKlive
( E plotësuar, ora 12:58) Kuvendi i Kosovës, ka ndërprerë punimet e seancës për shkak të kuorumit.
Kryeparlamentari Glauk Konjuca, tha se do të i njoftojë deputetët për seancën e re.
Po ashtu Kuvendi nuk ka pasur kuorum as për votimin në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.
Nuk ka kuorum për ligjin për pagën minimale
( E plotësuar, ora 12:55) Nuk ka pasur kuorum për të votuar për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale
( E plotësuar, ora 12:55) Nuk ka kaluar mocioni i opozitës për tërheqje nga rendi i ditës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale, pasi vetëm 30 deputetë votuan pro.
LIVE-Nuk kalon mocioni i opozitës ( e plotësuar)
( E plotësuar, ora 12:20) Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale.
Abelard Tahiri nga PDK ka kërkuar largimin nga rendi i ditës ligji për pagën minimale.
Edhe lideri AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që ligji të tërhiqet nga procedimi për votim.

Armend Muja nga VV tha se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale, të vazhdohet më procedurë siç është parashikuar.

Arben Gashi nga LDK, ka kërkuar që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale, të hiqet nga rendi i ditës.
Mblidhet Kuvendi, në rend dite, buxheti i vitit 2022 dhe paga minimale (Ora 05:54)
Sot me fillim në ora 11:00, Kuvendi i Kosovës, do të vazhdojë punimet e seancës plenare.
Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022.
Pikë e rendit të ditës është votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, raporton RTKlive.
Po ashtu, në këtë seancë në rend dite janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022: Si votimi në lexim të dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.























