VIDEO-Ndihma për të moshuarit e vetmuar
BKT
Foto RTK
Lajme

VIDEO-Ndihma për të moshuarit e vetmuar

Ganimete Baliu/ RTK

Rastet sociale në vendin tonë janë nga më të ndryshme e ndër më të ndjeshmet janë të moshuarit e vetmuar.

Pikërisht për këtë Kryqi i Kuq me vullnetarët e tij ka filluar projektin për përkrahjen e të moshuarve pa përkujdesje familjare dhe institucionale. Në këtë projekt janë të përfshirë 500 të moshuar nga komunitete të ndryshme, raporton RTK.

Habib Islami 74 vjet nga fshati Oshlan  është njëri ndër pleqtë e vetmuar i cili vizitohet shpesh nga vullnetarët e Kryqit të Kuq të cilët mundohen që sa do pak t’u a lehtësojnë jetën kësaj kategorie. Përveç gjërave ushqimore e gjësendeve tjera që u dërgojnë, këta vullnetar kalojnë edhe kohë duke biseduar me ta, gjë të cilën sipas tyre, të moshuarit e vetmuar e duan më së shumti.

Nuk janë vetëm vullnetarët që kujdesën për zotriun Islami, është edhe nipi i tij, ndaj të cilit po ashtu është shumë falënderues.

Natyra Sadiku që nga viti 2008 bënë punë vullnetare. Sipas saj të bësh punë vullnetare është ndjenë shumë e mirë edhe pse ka raste emocionale nga më të ndryshme.

Armend Shala zyrtarë për informim në Kryqin e Kuq tha se ky projekte përfshin 500 pleq të vetmuar të komuniteteve të ndryshme.

Sipas Shalës numri i rasteve të tilla në vendin tonë është edhe më i madh por ky numër është kufizuar nga buxheti i tyre.

Largimi i të rinjve nga vendi është edhe një fenomen  që po ndikon në rritjen e numrit të moshuarve të vetmuar në vendin tonë.

 

 


MË SHUME NGA Lajme