Grubi dhe ambasadori Qehaja flasin edhe për autostradën Shkup – Bllacë
BKT
Lajme

Grubi dhe ambasadori Qehaja flasin edhe për autostradën Shkup – Bllacë

Besnik Iseni/ RTK, Shkup

(E plotësuar) Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut  Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës, Florian Qehaja.

Grubi me këtë rast e uroi ambasadorin Qehaja për detyrën e re dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në vend.

Bashkë konstatuan se marrëdhënie bilateral mes dy vendeve janë në nivel të duhur dhe njëjtë duhet vazhduar edhe më tej duke punuar fortë në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në rrugën e integrimeve euro-atlantike, kurse Maqedonia e Veriut është e gatshëm të ofrojë përvojën e saj si vend anëtar i NATO-s.

Projektet infrastrukturore gjithashtu ishin pjesë e bisedës në këtë takim përfshirë këtu autostradën Shkup – Bllacë, Korridorin 8, rruga Tetovë - Prizren, si projekte jetike dhe mjaft të rëndësishme për lidhjen jo vetëm të dy vendeve tona por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Në takim u bisedua edhe për projektin “One stop shop” i cili duhet të fillojë të implementohet sa më parë përmes të cilit do të largohen kufijtë dhe do të ketë lehtësime në lëvizje për qytetarët dhe mallrat, derisa nesër pritet të takohen komisionet e të dy vendeve nga dikastere të ndryshme përfshirë këtu Ministritë e Punëve të Brendshme, Doganat dhe institucione tjera që janë të përfshira në këtë projekt, me qëllim që të nxitet realizimi final sa më parë.

 

Diskutohet për intensifikim të bashkëpunimit Kosovë - Maqedoni e Veriut

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florijan Qehaja realizoi një takim njoftues me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në këtë takim, kryetari Xhaferi i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit Qehaja.

U diskutua domosdoshmëria e intensifikimit të bashkëpunimit në interes të të dyja vendeve.

Florian Qehaja ka marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut më 25 maj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme