Asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë ka noftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shëruar katër qytetarë nga kjo sëmundje. Aktualisht, raste aktive me COVID-19 janë 55. Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 3 persona kundër koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203.
"Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës. Deri më sot 823.231 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.844 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 291 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.203. Në total numri i rasteve aktive është 55", njofton Ministria e Shëndetësisë.























