Presidenti Pahor fton Osmanin ta vizitojë Slloveninë
BKT
Lajme

Presidenti Pahor fton Osmanin ta vizitojë Slloveninë

Naser Mekolli /RTKlive.com

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Sllovenisë, Minca Benedejçiq me të cilën diskutoi për zhvillimet në vend dhe rajon.

Gjatë takimit, ambasadorja Benedejçiq ia dorëzoi Presidentes Osmani ftesën e presidentit të Sllovenisë Borut Pahor për të realizuar vizitë zyrtare në këtë vend gjatë muajit korrik, njofton zyra për informim e presidentes.

Bëhet e ditur se presidentja Osmani ka pranuar ftesën, duke theksuar se vizita do të kontribuojë në thellimin e mëtejmë të raporteve ndërshtetërore në fushat e interesit të dyanshëm.


MË SHUME NGA Lajme