Drita prezanton Baftiun
BKT
Sport

Drita prezanton Baftiun

Uran Krasniqi/RTKLive

Blendi Baftiu tash e tutje do të jetë pjesë e Dritës së Gjilanit. Klubi nga Gjilani e ka prezantuar të hënën ish-futbollistin e Ballkanit, duke bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me të.

NJOFTIMI:

Blend Baftiu bardh e kaltër

FC DRITA dhe futbollisti, Blend Baftiu kanë zyrtarizuar kontratë për 2+1 vjet me mundësi vazhdimi.

Ish-kapiteni i Ballkanit, Blend Baftiu është lojtari ynë më i ri për të përforcuar repartin ofanziv te FC DRITA.

Blendi do të jetë pjesë e rrugëtimit tonë duke filluar nga ndeshjet e Evropës.

Blend Baftiu ka zhvilluar 121 ndeshje me Ballkanin, gjersa ka qenë edhe pjesë e FC Prishtina.

FC DRITA