Haradinaj takon ambasadorin amerikan
BKT
Foto: Ramush Haradinaj/ Facebook
Lajme

Haradinaj takon ambasadorin amerikan

Emine Hoti / RTKlive

Kryetrari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka biseduar për nevojën e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me ambasadorin amerikan në Prishtinë. Haradinaj ka ripërsëritur se miqësia mes Kosovës dhe Amerikës është e përjetshme.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

“Sot në një takim me Ambasadorin e SHBA, Hovenier, diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për nevojën e normalizimt të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të Haradinajt në Facebook.

“Miqësia mes dy vendeve tona është e përjetshme”, thotë Haradinaj pas takimit.

Ndryshe, Haradinaj dje është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme