Shqipëria del me pikë nga Islanda (E plotësuar)
BKT
Sport

Shqipëria del me pikë nga Islanda (E plotësuar)

Uran Krasniqi/RTKLive

Shqipëria nuk është kthyer kthyer duarthatë nga Reykjavik. Kombëtarja shqiptare ka ndalur në barazim Islandën. Ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1.

Madje ka qenë Shqipëria ajo e cila ka kaluar në epërsi e para.

Luhej minuta e njëzet e nëntë kur portieri islandez ia ka dalë ta shpëtojë portën e tij nga një goditje e Amir Abrashit, por jo edhe nga një goditje e menjëhershme e Taulant Seferit.

Minutat e para të pjesës së dytë kanë sjellë edhe barazimin e Islandës. Ka qenë duke u luajtur minuta e dyzet e nëntë kur Thorsteinsson ka realizuar për vendasit.

Ndeshjen e radhës Shqipëria e luan në Tiranë me Izraelin.Islanda barazon ndaj Shqipërisë 

Minutat e para të pjesës së dytë kanë sjellë edhe barazimin e Islandës në ndeshjen e vlefshme për Nations League me Shqipërinë.

Ka qenë duke u luajtur minuta e dyzet e nëntë kur Thorsteinsson ka realizuar për vendasit.

Shqipëria shkon në pushim me epërsi ndaj Islandës 

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së vlefshme për Nations League mes Islandës dhe Shqipërisë. Nga minuta e njëzet e nëntë Shqipëria gjendet në avantazh prej 1-0. Deri tek goli erdhi pasi Taulant Seferi u tregua i saktë pas një pritje që portieri islandez i bëri një goditje të Amir Abrashit.

Shqipëria kalon në epërsi ndaj Islandës 

Portieri islandez ia ka dalë ta shpëtojë portën e tij nga një goditje e Amir Abrashit, por jo edhe nga një goditje e menjëhershme e Taulant Seferit.

Kombëtarja shqiptare ka kaluar në​ epërsi në ndeshjen ndaj Islandës në minutën e njëzet e nëntë.

Ky është goli i parë i sulmuesit të Tiranës me Kombëtaren shqiptare. ​​​​​​

Fillon ndeshja Islandë - Shqipëri

Ka filluar ndeshja Islandë - Shqipëri, e cila zhvillohet sonte në kuadër të Nations League.  Këto dy kombëtare janë në kategorinë B. Ndeshja e sontme e Shqipërisë është e para për këtë edicion.

Islandë - Shqipëri, formacionet 

Islanda dhe Shqipëria ndeshen sonte në një ndeshje të vlefshme për Nations League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

No description available.Një histori e ndeshjeve Shqipëri-Islandë

Shqipëria dhe Islanda ndeshen mbrëmjen e sontme në kuadër të Ligës së Kombeve në futboll.

Po cila është historia e përballjeve shqiptaro-islandeze në fushën e blertë? 

Deri më tash dy kombëtaret kanë realizuar shtatë përballje, gjashtë prej tyre të karakterit garues dhe një miqësore. 

Islanda është ekipi që ka fituar më shumë. Katër herë Islanda ka fituar në ndeshje të natyrës garuese, ndërsa Shqipëria vetëm tri herë, përfshirë edhe miqësoren. 

Ndeshja e parë mes këtyre dy vendeve është zhvilluar më 1990, kurse e fundit më 2019. 

No description available.