18:31 / 06.06.2022
Milner e vazhdon qëndrimin në Liverpool
Uran Krasniqi/RTKLive
James Milner do të vazhdojë qëndrimin në Liverpool edhe për një vit.
Ai e ka nënshkruar kontartën e re e cila e mbanë të lidhur për klubin të paktën edhe një edicion.
"Jam shumë i kënaqur që do të qëndroj edhe për një sezon tjetër. Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm, edhe pse nuk pati fundin që shpresonim. Por mendoj se kjo do të na bëjë të gjithëve edhe më të uritur për më shumë sukses", ka thënë 36 vjeçari.
Ish-reprezentuesi anglez gjenet tek Liverpool nga viti 2015.























