Promovohet ‘Pengu’ i Adnan Merovcit
Foto / RTK
Kulturë

Promovohet ‘Pengu’ i Adnan Merovcit

Besjana Mulaj / RTK

Libri ‘Pengu’ është botimi më i ri i publicistit Adnan Merovci, kushtuar presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Edhe ky libër flet për figurën, sfidat dhe angazhimet e presidentit nga marsi deri në qershor 1999.

 “Adnan Merovci ka qenë në situatën shumë të vështir dhe është fat dhe aftësi e tij që ka dal me nder se mund të kishte dal edhe ndryshe, 10 vjet nga rrethanat historike që ka kaluar Kosova mund të kishte dal edhe pa nder, por unë I jam mirënjohës së atë kohë ky po e kthen tani në vepër që do të ju shërbej edhe fëmijëve tanë”, ka  thënë  Besnik Mustafai - recensent i librit.

“Atë ngjarje e cila në diskursin tonë politik është interpretuar në forma të ndryshme shpesh edhe keqkuptime, të vërtetat e të pa vërtetët e shumë diskutime të tjera, dhe asnjëherë nuk ka pasur një dëshmi të ktill, siç sjell autori Adnana Merovci”, tha Avni Spahiu - recensent i librit.

Autori i librit shpalosi detaje gjatë kohës sa ishin mbajtur peng bashkë me presidentin nga pushtuesit serbë.

“Çdo të premte dijetari duhet të thente dhëmbët para gazetarëve vendor dhe të huaj duke dëshmuar dhe demaskuar brutalitetin e regjimit serb, që nga lufta e dytë botërore me qindra e mija të plagosun Me tematikën e njëjtë u shfaq edhe një film dokumentar i realizuar nga vetë Merovci, ku protagonistë ishin edhe figurat kyçe ndërkombëtare të asaj kohe”, u shprehe Adnan Merovci  autori i librit ‘Peng’.

Me tematikën e njëjtë u shfaq edhe një film dokumentar i realizuar nga vetë Merovci, ku protagonistë ishin edhe figurat kyçe ndërkombëtare të asaj kohe.

Libri i kushtohet veprimtarisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova gjatë periudhës mars-qershor 1999.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa